Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti sot gjatë një vizite që i bëri bizneseve në Parkun e Bizneseve në Drenas tha se ekonomia dhe biznesi në Kosovës aktualisht është duke lulëzuar me rritjen e prodhimit në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2020.
“Biznesi është duke lulëzuar, tash pas pandemisë e themi me kënaqësi janari i këtij viti ka qenë më i mirë se janari i vitit 2020 dhe gradualisht po dalim prej kësaj gjendje pak më kritike të kohës së pandemisë dhe ti kthehemi normalitetit të përditshëm të bizneseve”, tha Hoti.
Kryeministri në detyrë ka folur edhe për procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të ShSKUK-së, i cili tha se është bordi i pavarur punon sipas ligjit për përzgjedhjen e drejtorit të ri. Teksa shtoi se ky bord nuk guxon të jetë jo transparent qoftë edhe me shoqërinë civile dhe mediat në përzgjedhjen e drejtorit.