Homazhe për veteranin e UÇK-së, Habib A. Morina, në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta

Me rastin e 7-vjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Habib A. Morina, më 1 mars 2025 (e shtunë), në ora 11:00, do të mbahen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve “Kodra e Kuqe”.

Ky aktivitet organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Organizata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega Klinë.

Pjesëmarrja e qytetarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij pritet të nderojë sakrificën dhe kontributin e Habib A. Morinës për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës./Klina.info/