Sot në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Grabanicë të Klinës në 6 vjetorin e vdekjes u përkujtua veteran i UÇK-së dhe punonjësi i Gjykatës në Klinë, Habib Morina.
Në homazhet përkujtimore morën pjesë familjarë, miq e bashkëluftëtarë, të cilët vunë kurora me lule.
Një fjalë rasti e mbajti përfaqësuesi i Shoqatave të dala nga lufta, Zeqir Morina dhe ish-kryetari i Gjykatës në Klinë, Haxhi Dërguti.
Ky i fundit e kujtoi Habib Morinën si një njeri të guximshëm, punëtor e mjaftë human.
Po ashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi, shoqatat e dala nga lufta e fundit në krye me Hajdin Balaj.
E në fund të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoi në emër të familjes Morina, edhe Naser Morina./Klina info/