Janë arrestuar dy persona në Pejë pasi që të njëjtit fillimisht kanë thyer xhamin e një lokali në rrugën “Konferenca e Bujanit”, e më pas kanë tentuar të vënë zjarrin duke hedhur shishe molotovi.
Policia ka njoftuar se të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor, ku gjatë tretmanit kishin shfaq sjellje arrogante ndaj ekipit mjekësor, e më pas kanë kanosur me jetë zyrtarin policor, transmeton IndeksOnline.
Pas hetimeve janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.