Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku humbi jetën një i ri. Viktima u gjet i varur te shtëpia e tij dhe vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,
Vdekja e Albert Prenkës, rreth 26-vjeçar, ka tronditur familjen dhe miqtë e tyre.
Policia e ka konfirmuar për Sinjalin se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion
Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.”
Ndërkohë Sinjali ka mësuar se familja Prenka para 10 vitesh kishte humbur edhe vajzën e tyre, në moshën 19-vjeçare.