Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka njoftuar se drejtor i ri është zgjedhur Hilmi Shala.
“Mr.Ph.Hilmi Shala lindi në fshatin Cërmjan me10.08.1978, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë dega “Mjekësi e Përgjithshme “. Studimet i mbaroj në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dega Farmaci dhe e mori titullin Magjistër i Farmacisë.”
Spitali njofton se Shala ka punuar profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë; Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit; Udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë; Drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore; UD Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 – Dhjetor 2021.