Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’-Pejë, ka bërë të ditur se janë diktuar dhe paraqitur turbullira të ujit, në burimin e Jarines në Klinë.
Nga kjo kompani është bërë thirrje për konsumatorët në Klinë, që ujin ta përdorin vetëm për nevoja teknike, dhe asesi për pije.
Njoftimi i plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – KLINË
Paraqiten turbullira në burime – Uji mos të konsumohet për pije
Rezultat i kushteve atmosferike, në burimin e Jarines në Klinë, janë paraqitur turbullira.
Konsumatorët, në Klinë, APELOHEN që ujin ta përdorin vetëm për nevoja teknike, dhe asesi për pije.
THIRRJA mbetet në fuqi, deri në njoftimin e rradhës.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë