Hidhen dyshime se Gjesti ka kapërcyer murin e BBVA

Një situatë e pazakontë është raportuar së fundmi nga fansat e Big Brother VIP Albania. Sipas komenteve në rrjetet sociale, Gjesti është parë duke kapërcyer murin në oborr dhe më pas është rikthyer sërish brenda në shtëpi.

Përveç këtij veprimi, raportohet se banorëve u janë fikur mikrofonët, gjë që ka shtuar dyshimet për një formë revolte ndaj kthimit të G-Banit dhe Jozit në shtëpi. Në një bisedë me Laertin, Rozana ka reaguar me ironi duke thënë: “Do dalim të pimë edhe ne një kafe te Blloku.”

Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë që Gjesti thyen rregullat e formatit. Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova, ai kishte bërë një veprim të ngjashëm duke dalë teknikisht jashtë shtëpisë dhe duke hyrë në zonën e koshit të mbeturinave, e cila ndodhet jashtë perimetrit të oborrit të shtëpisë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa ndaj këtij veprimi apo do ta konsiderojë si një incident pa pasoja për lojën.