Partitë politike mbrëmë kanë përmbyllur fushatën pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen nesër në Kosovë.
Kështu, nga sot në vendin tonë është heshtje zgjedhore.
Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.
Partia që garon në numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna.
Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.
Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 17 tetor ndërsa i dyti do të mbahet nesër