Të shumta ishin postimet e krerëve shtetërorë e partiak, por asnjëri nuk mori mundin që të shkonte t’i priste në aeroport xhudistet kosovare që bënë kryeqytetin francez të frymonte shqip.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në GrandSlamin prestigjioz të Parisit në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë.
Ndërsa, ato sot u rikthyen në vendlindje, aty ku askush nuk i priti.
Kosova mbylli aventurën në Paris me dy medalje nga tre xhudiste sa morën pjesë. Vetëm Laura Fazliu nuk arriti të fitonte medalje.