Numri i aksidenteve në hekurudhat e Kosovës është në rritje.
Pak ditë pasi një i ri humbi jetën në Klinë, sot në Fushë Kosovë një rast i ngjashëm ishte afër të përsëritej.
Treni ka goditur veturën por që për fatin e mirë pa pasoja në njerëz.
Ky fenomen fatkeqësisht është bërë i natyrshëm dhe se hekurudhat e Kosovës po përgjaken, por masa s’po ndërmirren.