Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në “Fol Hapur” ka bërë me dije se të premten do të aprovohet programi i Qeverisë,
Ajo ka thënë se i njëjti pastaj pritet të shkojë në Kuvend.
Gjatë dy ditëve të fundit Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur takime për harmonizimin e programit.
Ajo tutje ka folur edhe për çështjen e vettingut.
Sipas saj vettingu është prioritet mbi prioritete për shkak të humbjes se besimit dhe nevojës për kthimin e besimit të qytetarëve.
“Kam themeluar grupin punues për vetting. Për dallim nga hera e parë në grupin punues tash përveç ekspertëve janë edhe përfaqësuesit e institucioneve”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se sfida e parë është nëse për vetting do të jenë të nevojshme ndryshimet kushtetuese apo ndryshimet ligjore.
Haxhiu ka shtuar se të enjten do të mbahet takimi i parë punues për vetting.