Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka fajësuar Sami Lushtakun që ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Haxhiu ka shkruar në Facebook, se Lushtaku me veturën e tij zyrtare të Komunës së Skenderaj, “e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”.
“Dëgjova që disa gazetarë e kanë pyetur kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyet Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, ka shkruar ajo.
LVV-ja ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë.