Funksionimin e prokurorisë e gjykatës në veri të Mitrovicës, po dëshiron ta shohë nga afër.
Kështu, ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se ka planifikuar një vizitë zyrtare në këtë pjesë të banuar me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.
Sipas saj, institucionet e drejtësisë këtu varen nga politikat e dirigjuara nga Beogradi, e që duhet ndaluar.
Haxhiu ende mbron pozicionin kundër Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi mes Kosovës e Serbisë, të nënshkruar para pesë vjetësh, e që parashihej integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në organe shtetërore.
Atë kohë, këtë ujdi e patën nënshkruar ish-kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.