Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është e bindur se Gjykata Kushtetuese do ta pamundësojë formimin e një qeverie të re, e cila po planifikohet të votohet të shtunën në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.
Haxhiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese do ta ndalojë formimin e qeverisë së re, pasi sipas saj ditët e pushimit nuk vlejnë në raste të tilla.
“Unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese do ta marr masën e përkohshme… Masa e përkohshme nuk varet nga ditët, as nga 1 maji që është ditë pushimi”, ka thënë Haxhiu.
Mes tjerash, Haxhiu ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë një tjetër fitore për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Më 6 tetor ishim të bindur që do të fitonin… Unë konsideroj se edhe sot jemi para një fitore të radhës në raport me lëndën që e kemi dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.
Sot, ndërkaq, LDK i ka këkruar Kryesisë së Kuvendit që ta thërras seancën për formimin e qeverisë së re për të shtunën në orën 13:00.