Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se është rritur pushimi vjetor për të burgosurit në 14 ditë.
Haxhiu këtë e bëri të ditur gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete.
Ajo theksoi se të burgosurit deri më tani kishin të drejtë pushimi vetëm shtatë ditë në vit.
E para e drejtësisë në Kosovë theksoi se në raste të jashtëzakonshme të burgosurit do të kenë mundësi të pushojnë deri në 21 ditë.
“Aktualisht të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim, plus shtatë ditë në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet vdekjes dhe të tjera si këto. Ne I kemi shtuar edhe shtatë të tjera të rregullta. Pra tani të burgosurit I kanë 14 ditë pushim, plus shtatë të tjera që përdoren në rrethana të jashtëzakonshme që I bie 21 ditë në vit gjithsej”.