Portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Përzgjedhjen e ka bërë një komision i veteranëve të futbollit. Komisioni ka veçuar Haxhihamzën, që priti penallti vendimtare në barazimin 2:2 me Dritën në Gjilan.
“Ky çmim i takon ekipit tim që në ndeshjen e javës së katërt kemi bërë një lojë shumë të mirë. Gëzohem që në fund të ndeshjes e dhash kontributin tim për të fituar një pikë shumë të rëndësishme e që shpresoj të jetë një pikë kthese për skuadrën tonë”, ka thënë Kenan Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.