sot eshte arrestu komandant ‘Topit’, Haxhi Shalës, i cili ishte cak i Speciales, në vazhdën e aksioneve të fundit, në kuadër të një procesi hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Shala ndodhet në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë, ku po intervistohet. Lajmin e ka konfirmuar edhe djali i tij, Flakroni.
Sinjali mëson se Haxhi Shala është nisur drejt Hagës pas intervistimit nga Specialja.
Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejme”, kanë thënë nga kjo zyrë.
Kujtojmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.
ZPS ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.