Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbërritur në Kosovë.
Kështu mëson Klankosova.tv nga burimet e veta.
Aktualisht, Thaçi tashmë ka hyrë në QKUK-së, ku pritet të vizitojë babanë e tij që është i shtrirë në një nga klinikat në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Siç mëson Klan Kosova, Thaçi në QKUK ka mbërritur para rreth 15 minutash.
Mbrojtja e Thaçit, katër herë kishte kërkuar leje për vizitë nga Specialja, por ishte refuzuar.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Speciale në Hagë dhe është në pritje të një përgjigje. /Klankosova.tv