Aktori i njohur kosovar, Halim Berisha, i cili për publikun njihet me imitimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka hyrë politikës, raporton Korrespodenti.
Në këto zgjedhje lokale, Berisha do të kandidojë për asamblist për komunën e Klinës.
Ai këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, ku shihet në një fotografi së bashku me kryetarin e degës së PDK’së në Klinë, Sokol Bashota.
SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?
Aktori Halim Berisha, në rrjetin e tij social facebook, kishte thënë se edhe politika është art, andaj dëshiron të kontribuojë edhe në këtë drejtim.
“Pas shumë diskutimeve dhe kërkesave të vazhdueshme nga familjaret, shokët e miqtë̈ e ndryshëm, ju përgjigja pozitivisht që të jem në listën për Kuvendin Komunal të Klinës. Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetes dhe konkurencën e madhe, ku secili që gjendet në listë ka meritat dhe kontributin e vetë dhe meriton të jetë pjesë e Kuvendit Komunal! Një gjë të tillë besoj fuqishëm që edhe unë meritoj të jem aty, ku sado pak të japë kontributin tim për vendin dhe qytetarët e komunës time ,që aq shumë e dua! Andaj, të dashur qytetar të Klinës, familjar shokë, miq e dashamirë, në këto zgjedhje presë mbështetjen dhe përkrahjen tuaj, që të jem përfaqësuesi i juaji në Kuvendin Komunal të Klinës! Mua do të me gjeni në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ekipin e kryetarit të dëshmuar Sokol Bashota!”, kishte shkruar aktori Halim Berisha në faqen e tij në facebook.