Donat Hasanaj dhe Leorant Marmullaku tashmë e kanë zhvilluar paraqitjen e parë nën fanellën e Dukagjinit që pas transferimit në afatin kalimtar të dimrit,
Hasanaj së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës, ndërkohë që ishte titullar në ndeshjen që “Hithat” e zhvilluan ndaj Flamurtarit (2-2).
Ndërkohë, Marmullaku u rikthye në ‘shtëpinë e vjetër’, pas një aventure jo shumë të suksesshme të kaluar te Ballkani.
Skuadrës nga Klina gjatë ditëve në vijim priten t’i shtohen edhe disa ardhje të tjera.
Ekipi që drejtohet nga Armend Dallku mëton rikthimin në kampionatin elitar.