Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka shfuqizuar vendimin e qeverisë së kaluar të Ramush Haradinajt, ku parashihet rritjen e pagave për vete, shkruan Gazeta Metro.
Të mërkurën, në mbledhjen e 12 shkurtit të cilën do ta mban qeveria Kurti, si pikë e rendit të ditës pritet të jetë edhe ky shfuqizim i këtij vendimi nga qeveria e kaluar e Haradinajt.
Kryeministri Kurti ka vendosur që këtë vendim kontrovers që kishte marrë Ramush Haradinaj t’ia shfuqizon dhe ta rishikon Ligjin për Paga, ku parashihte vetëm rritjen e pagës së Haradinajt, ministrave, këshilltarëve, asistenteve e shoferëve.
Kujtojmë se në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më poshtë keni një DOKUMENT të cilën tregon për pagat që ia kishte rritur Haradinaj vetes dhe figurave të rëndësishme nëpër institucione