Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar mediave.
Konferenca fillon nga ora 13:00.
“Ju ftojmë që të merrni pjesë në konferencën për media që kryetari Ramush Haradinaj mbanë nesër, më 2 Maj, në Selinë Qendrore të AAK-së”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, nuk është përmendur arsyeja e konferencës.
Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Thaci për propozimin e Avdullah Hotit kryeministër./