Haradinaj-Stublla u shkruan letër ambasadorëve të QUINT-it pas deklaratave të Daçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në lidhje me veprimet e qeverisë së Serbisë ndaj viktimave të popullit shqiptar në luftën e fundit në Kosovë.

Bëhet fjalë për deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku kërcënoi serbët të cilët tregojnë varret e viktimave shqiptare të varrosura në Serbi gjatë luftës së fundit në Kosovë.


“Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë”, ka Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në Twitter