Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një intervistë për IndeksOnline ka folur situaten e sigurisë në vend.
Sipas Haradinaj, Kosova nuk e ka shfrytëzuar mjaftueshëm sulmin në Banjskë, kjo pasi gjithë ky sulm ka qenë orkestrim nga Qeveria e Serbisë.
Haradinaj ka thënë se beson shumë në institucionet e sigurisë.
“Njësia Speciale e Kosovës janë elitarë, të gatshëm me u përballë me çdo situatë, sidomos me Serbinë”
Haradinaj poashtu ka lavduar ushtrinë e Kosovës.
“Ushtria e Kosovës super e trajnuar, çdo qytetarë ushtar i vendit të vet”, tha ai.
“Duhet me i rritë kushtet, logjistikën, konsideratë për pagesë, me ju rritë rrogat pasi shumica e ushtarëve i mbajné 2-3 puna për me mbajtë familjen”, theksoi ai./IndeksOnline/