Ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti për shkelje të premtimeve ndaj qytetarëve.
Haradinaj ka fajësuar Kurtin për rritje të çmimit të energjisë dhe pengim të investimeve.
Po ashtu, ai ia ka rikujtuar Kurti shpenzimet e deputetëve të VV-së në karburante.
“Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore”, ka shkruan Haradinaj në Facebook.