Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar vendimin e dërguar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku gjendën katër kandidatë të kësaj partie të cilët nuk mund të garojnë për deputetë.
Këtë, ua ka ndaluar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas kërkesës së KQZ-së, e cila ka kërkuar që të sigurojë emrat e kandidatëve në listat e partive, se nuk kanë probleme me ligjin.
Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati, janë emrat që ka publikuar Haradinaj, të cilët nuk mund të jenë në listën e AAK-së, për deputetë.