Po vazhdon edhe sot seanca ndaj ish nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Haradinaj para prokurorit të Specializuar ka thënë se se ende nuk e di autenticitetin e dosjeve që arritën në zyrat e OVL-UÇK-së.
Ai është shprehur se asnjëherë nuk i është konfirmuar origjinaliteti i këtyre dosjeve as nga Dhomat e Specializuara.
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së është përplasur me me Prokurorin e Speciales kur është pyetur se ka tentuar të redaktojë emrat e dëshmitarëve në dokumentet që ka pasur në dispozicion.
“Mos e luj rolin e budallës kishe nuk je tu kuptu çka po thom ose kërko të ndërrohen përkthyesit se nuk je tu e kuptu çka po thom.
Thashë nuk ka qenë qëllimi im me i redaktu as me u marrë me to se nuk ka qenë as dëshirë as qëllim i imi me i publiku. Unë të kuptoj për mendimin tënd të lirë, po mendimi im është qiky të cilit i qëndroj.
Hiç s’kom menu për atë punë, as me i redaktu as jo, nuk kom mrri në atë proces unë. Edhe po ti kisha redaktu unë, çka di unë për atë punë. Pse po më ngarkon me një detyrë që nuk kom mendu me bo. Nuk kom menu me i shpërnda”, u shpreh Haradinaj.