Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin në FSK, ka thënë se sot është dashur të flitet për planin 10 vjeçar, teknikën dhe gjërat tjera që i duhen ushtrisë, por për diçka që është logjistike.
Haradinaj ka thënë se në kohën e UÇK’së ushqimi është bartur në krahë.
“Edhe ne në kohën e luftës në UÇK, situatën e logjistikës, ushqimit, veshmbathjeve e kemi zgjidhur në mënyrë që kemi ditur, duke e bartur shumë herë në krah ushqimin. Ushtari i Kosovës, por edhe polici, nuk ka shku aty për ushqimin aty, për pagën, për kushtet, ai është në gjendje me dhënë nga racioni i vet për secilin qytetar. Ai ka shku me shërby deri në frymën e fundit të jetës së vet, sepse ai/ajo e ka nda mendjen”, tha ai.
Ai vazhdoi duke pyetur për qeverinë dhe kryeministrin.