Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanëin perëndimore, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas përfundimit të takimit, Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke ripërsëritur qëndrimin e tyre për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Kam zhvilluar një takim sot, me emisarin amerikan Shkëlqesinë e tij Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesinë e tij Miroslav Lajčak. Gjithashtu ishte kënaqësi ta takoja Ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier”, ka shkruar Haradinaj.
“Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi Haradinaj.
“Gjithashtu i falënderova për angazhimin e tyre, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për Republikën e Kosovës”.