Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se garën për president do ta nis nga Prizreni, raporton Zeri.info.
“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës!
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook”.
Sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore në vend për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Kjo fushatë do të zgjas deri më 12 shkurt.