Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj njihet për shkathtësitë e tij luftarake të treguara në luftën e fundit në Kosovë.
Së fundi, Haradinaj në një video është shfaqur duke demonstruar shkathtësitë në gjuajtjen e sëpatës.
Nuk bëhet e ditur se kur dhe ku është regjistruar videoja, por në bazë të ambientit dhe flaumrit që shihet në palestër, kjo mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së fundit të Haradinajt në SHBA.