Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Malishevën dhe Kleçkën, ku ka nderuar të rënët gjatë Betejës së Rahovecit.
Sipas tij, heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku, mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre.
“Dëshmorët janë ndërgjegjja e kombit. Dëshira e tyre për liri, mposhti pushtuesin. Ata janë udhërrëfyesit tonë, në çdo moment të angazhimeve tona për ndërtimin e vendit, ashtu siç e ëndërruan ata”.