Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar luftëtarët britanikë në sheshin “Edith Durham”.
Haradinaj tha se me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore.
Në nderim të heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve britanik, sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.