Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do që t’i mbajë zgjedhjet në veri me çdo kusht si pjesë e “një skenari që i jep autonomi Veriut”.
Për çështjen e Asociacionit, Haradinaj tha se Kurti tashmë e ka kryer atë.
“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri”, ka shkruar Haradinaj.
Ai tha se insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës.
|Por ky skenar “nuk do te kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij! Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!”.