Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Jabllanicën.
Bashkë me të ishin Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e po ashtu edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ndonëse kohë pandemie, këta nuk ishin të vetëm në këtë zonë për këtë vizitë.
Kjo ka rezultuar me shkelje të masave antikovid, ku ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë persona në një hapësirë
Të gjithë, pa distancë, pa maskë, grumbull njerëzish – është ajo çfarë mund të shihni në fotografinë të cilën e ka publikuar Ramush Haradinaj.
”Sot në Shqiponjë, Jabllanicën e luftërave të ashpra të luftëtarëve të shquar, me Jasharët, Lladrovcët dhe shumë familje të respektuara. Faleminderit dajë për mikpritjen!”.