Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Haradinaj ka thënë se sa më afër NATO-s, jemi më të lirë dhe më të sigurtë. Ndërsa ka shprehur indinjatë të tellë për qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se po e turpëron Kosovën, duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë. E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.