Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë publik disa nga emrat që do të kandidojnë për kryetar komunë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë,
Haradinaj ka thënë se Bashkim Ramosaj, Bali Muharremaj, Smajl Latifi e kryetarë tjerë të komunave që vijnë nga AAK-ja do të rikandidojnë.
“Bashkim Ramosaj për Deçanin. Agron Kuçi për Junikun, Ardian Gjini për Gjakovën, në Klinë Zenun Elezaj, në Rahovec Smajl Latifi e në Suharekë Bali Muharremaj”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Sa i përket kandidimit të Daut Haradinaj për Prishtinën, ai ka thënë se beson që Haradinaj mund ta fitoj garën për kryeqytetin.
“Unë mendoj që mund të jetë ndryshe. Ka ndryshu harta politike në Prishtinë. Ne po besojmë që mund të fitoj z.Haradinaj. Ai është duke punuar dhe po bën punë mjaft interesante”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij edhe Besnik Tahiri është favorit për Podujevën.
“Besnik Tahiri është favorit me fitu në Podujevë. Ka besimin e mjaft familjeve, rinisë, bizneseve. Votuesi ka fillu me ia njoft vlerat. Ai vjen prej Bradashit të Podujevës dhe ka lidhje me vendlindjen. E pamë sa iu rrit vota në zgjedhjet e fundit”, tha Haradinaj
“Në këto zgjedhje hyjmë si favorit, si për numrin e komunave, si për përqindjen dhe numrin e asamblistëve”, shtoi ai.