Pas Istogut, AAK dhe PSD kanë mbajtur tubim edhe në Klinë.
I nominuari për Kryeministër nga ky koalicon, Ramush Haradinaj ka thënë se Klina e ka vulosur në mënyrë madhështore rreshtimin me opsionin fitues, përderisa për Klinën ka paraparë planin e aktivizimit të minierës së Boksitit në Volljakë.
Njoftimi i plotë nga Haradinaj:
Klina e vulosi sonte në mënyrë madheshtore rreshtimin me opsionin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, atë të koalicionit AAK-PSD, si garancë për Kosovën unike.
Tani pasi kemi forcuar sistemin e sigurisë dhe drejtësinë, kemi vendosur rregull në sektorin publik me Ligjin për Paga, fokusi ynë do të jetë në mbështetjën e sektorit privat sipas logjikës më pak taksa – më shumë punësim. Me krijimin e Zonave Ekonomike, u kemi krijuar komunave qasje në pronat që e determinojnë zhvillimin ekonomik.
Koncepti 100% shtet parasheh planin e aktivizimit të minierës së Boksitit në Volljakë, rritje ekonomike me pragun e poshtëm prej 6%, uljen e informalitetit 4%, krijimin e fondeve të posaçme për bujqësisë dhe agroindustrinë, si dhe një fondi për punësim. Vota më 6 tetor për koalicionin AAK-PSD dhe numrin 119, Kosovën e vendos në trajektoren e zhvillimit të hovshëm ekonomik.
#ReferendumPerShtet
#AAKPSD119
RH