Kandidati për kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj fushatën zgjedhore zyrtarisht e ka ‘hapur’ në SHBA.
Ai në një status në Facebook tha se Kosova i ka borxhe bashkëkombasvw, derisa ka shprehur bindjen e tij për fitore më 6 tetor.
“Nga New York-u, i bindur se opcioni i koalicionit AAK-PSD është fitues”, shkruan ndër të tjera Haradinaj.
Shënimi i plotë i tij:
Në këto çaste kur po hapet edhe zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë, ndodhem për vizitë zyrtare në ShBA. Edhe pse larg, jam mes bashkatdhetarëve tanë, që me zemër janë në Atdhe dhe nga ta po marr mbështetje të parezervë për vendimet e mëdha që ia rikthyen qytetarit të Kosovës, dinjitetin dhe ndjenjën e krenarisë.
Për kontributin e madh për çështjen shqiptare dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, kam ndarë për shoqata e veprimtarë të shumtë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu”. Shqiptarëve të Amerikës, ata që ishin krahu më i fuqishëm në shtetkrijim dhe shtetbërje, ua kemi borxh një Kosovë 100% brenda kufijve të saj, pa pikëpyetje të shtetësisë dhe ekonomikisht të zhvilluar.
Nga New York-u, i bindur se opcioni i koalicionit AAK-PSD është fitues, uroj që zgjedhjet të pasqyrojnë kulturë të lartë dhe pjekurinë politike e demokratike të shoqërisë