Haradinaj fajëson Kurtin: Zhvillimet shkuan në drejtim të gabuar për faj tëndin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që ndodhi të dielën në veri të vendit, ishte sulm terrorist i sponzorizuar nga Serbia.

Por sipas Haradinajt ai sulm ka marrë përgjigjen më të mire.

“Institucionet e sigurisë së Kosovës i mposhtën dhe vërtetuan se askush nuk mund ta rrezikojë Kosovën. Kjo përballje kjo fitore ka sakrificën e vetë. Rreshteri Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. Por pse ndodhi sulmi. Mendoj se duhet të kthehemi në kohë. Serbia i ka armatosur dhe i ka dërguar në Kosovë për ta mbajtur jostabilitetin në Kosovë dhe rajon. Ky është interes i Serbisë dhe i Rusisë. Sepse po të implementohej marrëveshja e arritur Kosova do ta kishte të nënshkruar partneritetin për paqe. Dy ditë me parë ju kam dërguar letër Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, ju lutem merruni vesh me Ëashingotnin”, ka theksuar Haradinaj, në seancën e Kuvendit po po diskutohet për projektrezolutën për dënimin e sulmit në veri.

Por, sipas tij, kryeministri Albin Kurti e ka zgjedhur të kundërtën.

“Kurti e ka zgjedhur të kundërtën e ka zgjedhur Borrellin dhe Lajçakun. Pse e zgjodhi Kurti Borellin e Lajçakun dhe jo Washingtonin. Sikurse Kurti ta kishte zgjedhur Washingtonin dhe ta kishim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ta, do ta kishim veriun e integruar dhe nuk do të kishim përballje me terroristët. Tash ky i fajësoj Borrellin e Lajçakun të cilët vetë i ka zgjedhur”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij zhvillimet kanë shkuar në drejtim të gabuar për faj të kryeministrit Albin Kurti.

“Mashtrimi nuk kalon qe dy vjet jemi mashtruar. Zhvillimet kanë shkuar në drejtimin e gabuar për fajin e këtij njeriu. Do t’i lexojmë drejt veprimet e secilit prej nesh, nuk do t’ia falim askujt”, ka theksuar Haradinaj.