Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për medie pas takimit që ka pasur me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti dhe minsitrja e Nagavci duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për tekstet shkollore.
“Si kryetar i qeverisë e kam respektuar misionin e sindikatës, sot i gëzojmë disa të arritura, u fol për stazhin e mësimdhënësve. Sot kam ardh me dy qëllime; së pari të mësoj edhe më afër se si është gjendja tani me tekstet për shkak se informata që ne i kemi marr janë mjaftë shqetësuese. Për prindërit do të jetë një luftë e vërtet për t’i siguruar këto tekste. Shumë prind janë në vështirësi ekonomike dhe financiare dhe munden mos me i pas prioritet tekstet, munden mi shpenzua edhe në kërkesa të tjera. Nuk ka librari në të gjitha komunat.
Nuk e kuptoj edhe një herë po e quaj ashtu pafytyrësinë e Kurtit e të ministres të paktën një kërkim falje Kosovës. Kosova i paguan ata që në pranverë me e kry çështjen e teksteve për vjeshtë. Ata janë njerëz të paskrupullt, pa keqardhje dalin edhe tallen me të gjithë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka kujtuar kohën e përplasjeve me SBASHK-un sa ishte kryeministër.
“Takimet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta e të mira. Kujtoj takime që jemi përplasur në zyrën e Qeverisë, mirëpo edhe pas atyre përplasjeve e kemi respektuar njëri-tjetrin në përputhje me misionin qe kemi. Si rezultat i presionit të tyre direkt sot i gëzojmë disa të arritura. U fol për stazhin e mësimdhënësve në periudhën 91’-99’. Poashtu edhe tema të tjera”, ka thënë ai./EO/