Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për vendimin e Qeverisë që të ndaj ka 100 euro shtesa për punëtorët e sektorit privat dhe publik, pensionistët e studentët.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haradinaj e ka quajtur si shumë të vogël shtesën prej 100 euro, derisa ia ka drejtuar disa kërkesa Kurtit.
Ai ka dal me një propozim të ri për pagën minimale. Sipas tij, paga minimale neto duhet të jetë 370 euro.
Haradinaj ka thënë edhe se Qeveria duhet urgjentisht ta kalojë Ligjin e Pagave, të rris pagën minimale menjëherë, ta zbresë në zero TVSH’në për të gjithë artikujt ushqimor , t’a heq taksën në pagat nën 300 euro, si dhe të mundësojë që qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e së paku 15 përqind të kursimeve nga Trusti.
“Ne propozojmë që paga minimale neto të jetë 370 euro. Pagat nuk kanë lëvizur nga vendi me vite e çmimet janë rritur në mënyrë enorme. Qeveria duhet që urgjentisht ta kalojë Ligjin e Pagave. Duhet që menjëherë ta rris pagën minimale, e cila sot nuk është as pagë. Si masë e dytë duhet ta zbresë në zero TVSH-në për të gjithë artikujt ushqimorë. T’a heq taksën në pagat nën 300 euro. Duhet që qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit, të paktën 15 për qind të shumës”, ka deklaruar Haradinaj.
“Menjëherë dhe pa vonesë duhet tua kthej ndryshimin që kanë paguar qytetarët me rritjen e cmimit të energjisë elektrike, të cilën e kanë faturuar qysh ne mars. (kjo sipas vendimit të Gjykatës Themelore) Qeveria duhet të veproj si shtet e jo si shoqatë humanitare. Qyetarët kanë nevoje edhe për një euro, por nuk zgjidhet asnjë problem me masa që zgjasin veç një muaj. Është shumë e vogël shuma prej 100 eurosh që Albin Kurti të fshihet pas paaftësisë së tij për të rishikuar buxhetin që do të mundësonte zgjidhje afatmesme të krizës financiare të qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.