Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, njofton se në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe qytetarë, si dhe implementimin e strategjisë ‘Policimi në Bashkësi’, me datën 5 nëntor 2019, ka hapur një zyrë në hapësirën e stacionit të autobusëve në Pejë.
Ndër të tjera Policia ka ftuar qytetarët që për secilin rast të lajmërojnë dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë në përgjithësi.