Hapet konkursi për ndarjen e 80 bursave për studentët e Klinës

Komuna e Klinës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune.

“Këtë vit, pas një planifikimi të kujdesshëm buxhetor, për herë të parë do të ndahen 80 bursa për 80 studentë të përzgjedhur. Bursa do të jetë në vlerë prej 50 eurosh në muaj për një periudhë prej 1 viti. Kjo rritje e numrit të përfituesve të bursës komunale përmbush një nga zotimet që kemi bërë para qytetarëve dhe studentëve të Klinës.“, ka njoftuar i pari i Klinës, Zenun Elezaj, transmeton Klina.info.

Afati i aplikimit është deri më 7 nëntor 2024. Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky mundësim.