Këshilli i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur se është hapur afati për pranimin e studentëve të rinj nëpër fakultete.
Afati do të hapet zyrtarisht nesër, më datë 21.09.2020 dhe do të mbyllet më 30.09.2020 në ora 16:00,
Pranimi i dokumenteve të nevojshme do të bëhet nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë pune.
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet t’i kenë këto dokumente:
a) Ekstraktin e lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj,
b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë),
d) Kopjen e letërnjoftimit,
e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,
g) Dëshminë mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit-Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASH nga Administrata Qendrore e UP-së.