HANDIKOS -Klinë denoncon mohimin e votës për personat me aftësi të kufizuara

Shoqata e personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS Klinë ka reaguar lidhur me procesin e votimit të mbajtur më 9 shkurt 2025, duke denoncuar pamundësinë e anëtarëve të saj për të ushtruar të drejtën e votës.

Sipas njoftimit zyrtar, nga 25 anëtarë që nuk kishin mundësi të dalin fizikisht për të votuar, vetëm 3 prej tyre arritën të votojnë, ndërsa të tjerët mbetën pa e ushtruar këtë të drejtë.

Shoqata ka paralajmëruar se për këtë shkelje do të bëjë ankesë në Zyrën Qendrore të PZAP në Prishtinë, duke kërkuar trajtim institucional të çështjes.