Hamza: Nën qeverisjen time pagat do të rriten 50% për shërbyesit civilë, asnjë pension nën 200 euro

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në Konventën e PDK-së ku po shpalos programin qeverisës ka thënë se zhvillimi ekonomik do të jetë një nga shtyllat e qeverisë së tij.

Hamza ka thënë se pagat në sektorin publik në qeverisjen e tij do të rriten për 5o përqind.

“Pagat në sektorin publik do të rriten me 50% për shërbyesit civilë, mjekët, infermierët, mësuesit, profesorët, zjarrëfikësit, ushtarët, policët e të gjithë ata që marrin rroga nga buxheti i shtetit. Për dallim, për pozitat me paga të larta dhe emërime politike, rritja do të jetë 30%. Për sa i përket pensioneve, në qeverinë time nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro. Ndërsa, pensionet kontributdhënëse do të rriten me 30%, duke u bazuar në përvojën e punës”, ka thënë Hamza.