Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas deklaratës së Ramush Haradinaj, ku thotë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në pranverë.
Haliti ka thënë se zgjedhjet mbahen atëherë kur qeveria kërkon votëbesimin e qeverisë nëse nuk i merr 61 vota, por thotë se edhe opozita e ka të pamundur t’i ketë 61 vota.
“Zgjedhjet mbahen atëherë kur qeveria aktuale, kërkon votëbesim të Qeverisë në qoftëse ajo nuk arrin të merr më shumë se 61 vota, e më shumë por merr më pak se 61 vota, atëherë konsiderohet e rënë, pas kësaj Presidentja është e detyruar ta shpërndajë Parlamentin, të shpallë zgjedhje të jashtëzakonëshme të cilat mbahen brenda 45 ditësh, varianti tjetër që opazita të ketë 61 vota është i pamundur”, tha Haliti.
Sipas deputetit, nëse Albini nuk dëshiron, atëherë nuk do të ketë zgjedhje, por vetëm mund ta shtyejë grupin parlamentar që të votojë mocionin për rrëzimin e qeverisë