Nesër në ora 10:00 Haki Rugova pritet të del para gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Pejës.
Mbrëmë kryetari i LDK-së Haki Rugova, një drejtor i Komunës dhe një zyrtar tjetër janë arrestuar nën dyshimet për tre vepra penale.
Keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve janë veprat penale për të cilat Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin dhe marrjen në pyetje të të tre zyrtarëve.
Mbajtjen e seancës për ditën e nesërme e ka konfirmuar mbrojtësit i Haki Rugovës, avokati Besnik Berisha.
“Për ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca dëgjimore tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake është planifikuar të mbahet nesër, në orën 10:00, në Gjykatën Themelore ne Pejë. Nesër kemi shumë për të thënë”, ka shkruar avokati Besnik Berisha.
Haki Rugova që nga arrestimi ka qenë në masën e ndalimit prej 48 orësh.
Në seancën e nesërme pritet të kuptohet se çfarë kërkesë për masë të sigurisë do të paraqet prokurorja e rastit, që mund të jetë paraburgimi, arresti shtëpiak apo ndonjë masë tjetër të sigurisë për të siguruar një proces hetimor të drejtë dhe pa pengesa.
Kjo nuk është hera e parë që kryetari i Istogut Haki Rugova do të paraqitet në Gjykatë.
Kjo pasi që i njëjti është duke u përballur edhe me një aktakuzë në një proces gjyqësor tjetër, ku akuzohet për konflikt të interesit, pikërisht lidhur me detyrën e tij si kryetar i Komunës së Istogut.
“Drejtësia në Kosovë” kishte raportuar për tenderët që kompania familjare e kreytarit Haki Rugova kishte fituar në Komunën e Istogut, e ku sipas deklarimit të pasurisë, përqindje në kompani kishte edhe vet kryetari Haki Rugova.
Çfarë thoshte Haki Rugova e vëllai i tij Ganiu për aksionet në kompaninë familjare ‘Macon’? – VIDEO